Aktori turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer u fotografuan nga paparacët së fundmi teksa dilnin nga një restorant japonez. Çifti ishin kapur dorë për dore dhe kaluan pranë paparacëve dhe fotografëve me shpejtësi. “Për çfarë arsye ndodheshit këtu?”, e pyeti një gazetar. “Ishim për darkë me disa miq”, u përgjigj aktori.
“A keni bërë ndryshime në planet tuaja për shkak të koronavìrusit?”, e pyeti një gazetar tjetër. “Kam folur shumë këto ditë. Le të flasim ditë tjetër mirë?”, u përgjigj Kivançi duke mos dashur të zbulojë më shumë.
Aktori u pyet edhe për projektet e reja, por preferoi sërish të mos tregonte duke u përgjigjur “Do e shpjegoj në kohën e duhur”.

Aktori turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer kanë vendosur të vetëìzolohen larg qytetit. Mediat turke shkruajnë se çifti është strehuar në shtëpinë e tyre në pyll, për t’i kaluar këto ditë pandemie në natyrë.
Kivanç dhe Basak e adhurojnë natyrën prandaj qëndrimi në këtë shtëpi është i rëndësishëm për ta. Shtëpia e çiftit ndodhet në një fshat të Turqisë, në Kemerburgaz.
Kivanç dhe Basak janë të martuar që prej vitit 2016 dhe jetën e tyre private përpiqen ta mbajnë gjithmonë sa më larg syrit të publikut. Basak është stiliste e njohur në Turqi ndërsa Kivanç një nga aktorët më të paguar të Turqisë dhe i njohur në shumë shtete të botës.