Këngëtari Gëzim Nika foli për historinë tràgjike të një miku të tij në Amerikë.
Në një lidhje direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites”, këngëtari tregoi se personi në fjalë kishte kryer vetëvràsje duke u hedhur nga ballkoni pasi kishte zbuluar se ishte mbartës i koronavìrusit.
“Mora një lajm që është hedhur një njeri nga pallati dhe me 99% është shqiptar. Një tmérr i vërtetë. Unë e pashë videon tani dhe po më drìdhet trupi. Nuk dua të spekuloj, por thuhet se ka pasur Covid-19, ka shkuar në shtëpi.. e pashë me sytë e mi në video duke u hédhur. Jam bërë shumë pésimist pas këtij momenti. Unë e kam njohur këtë person, një person shumë i mirë…”.

Gëzim Nika ka treguar se është mirë fizikisht dhe ka ndérprérë aktivitetin e tij muzikor që prej 16 marsit.
“Me thënë të drejtën jemi mirë.Që në 16 mars jam në shtëpi dhe s’kam dalë. Kam ndérprérë aktivitetet. Të bësh lùftë pa ditur armìkun, nuk dihet.. Në Shqipëri kam qenë në Janar. Kontaktoj 5- 6 herë në ditë me vëllezërit. Por s’kemi ç’bëjmë, nuk i ndihmojmë dot”, përfundoi këngëtari.