Kida ka treguar për herë të parë një tatuazh mjaft të veçantë në kyçin e dorë duke treguar edhe personin të cilit ja ka dedikuar.
Përmes një fotoje në instagram Kida zbukon gërmën ‘F’ dhe shpjegon se është gërma e parë e emrit të gjyshes të cilën e rrethon me një zemër në foto.
“Gjyshe, ti do të jesh gjithmonë gjithçka e imja”, shkruan Kida duke treguar kështu se ky tatuazh i veçantë me gërmën e parë të emrit i dedikohet personit të dashur për të, pikërisht gjyshes, raporton Arkiva News.
Ndërkaq lidhur me jetë private të këngëtares dimë shumë pak ose thuajse aspak, pasi ajo është treguar gjithmonë e rezervuar për këtë pjesë.