Këngëtarja Edona Llalloshi është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim të ndàjë vazhdimisht foto dhe video nga jeta e saj artistike por edhe familjare.
Këtë herë këngëtarja na ka prezantuar me ambjentet e shtëpisë luksoze me disa foto e video ku pozon së bashku me të birin, raporton Arkiva News.
Në një video Edona dhe i biri pozojnë para pasqyrës, ndërsa në fotot e tjera këngëtarja shfaqet fillimisht e ulur përpara kompjuterit e më pas në zonën midis sallonit dhe korridorit.
Ajo na ka njohur kështu me ambjentet e brendshme të shtëpisë së saj, ku mbizotëron ngjyra e bardhë dhe arredimi modern ku nuk mungon asnjë detaj.