Këngëtarja e njohur habit: Mund ta kemi kaluar Koronavìrusin si familje

Këngëtarja shqiptare, Orgesa Zaimi, e ftuar së fundmi në “Vizioni i Pasdites” është shprehur se ajo dhe familja e saj mund ta kenë kaluar Koronavìrusin si familje në fillim të shkurtit.

“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavìrusin, të gjithë si familje”, tha ajo.

“Kemi pasur simptomat,temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi”, tha Orgesa.

Tashmë ajo po kalon kohë mjaft produktive pranë bashkëshortit dhe fëmijëve e kjo duket nga postimet e shpeshta në rrjete sociale, ku shfaqet duke luajtur apo mësuar me vogëlushët e saj.Dorëzohet Orgesa Zaimi! Këngëtarja shuan heshtjen për lajmin e ...