Familja e një këngëtareje të re të talentuar, tha se adoleshentja ka vràrë veten pasi izolìmi i koronavìrusit ishte dukur për të “300 vjet i gjatë”.
17 vjeçarja Beth Palmer, nga Manchester në Britani, studionte për artiste vokale e po behej e njohur, por familja thotë se u bë e fiksuar se izolìmi aktual i jetës së përditshme nuk do të mbaronte kurrë.
Studentja u gjet e vdékur në shtëpi, disa ditë pas nisjes së bllokadës së koronavìrusit në Britani.
Familja e saj e trondìtur thotë se nuk kishte parë shenja të sémundjeve mendore përveçse kishte shprehut trìshtim për faktin se nuk mund të takohej me miqtë apo nuk mund të shkonte në shkollë.
Ata folën për tragjedinë për të parandaluar prindërit që fëmijët e tyre të mos vuàjnë të njëtat probleme në këtë kohë të vështirë.
Babai i Bath, Mike Palmer tha: Nuk kam dyshim se izolìmi ka luajtur rol të madh në vdekjen e Beth. Ajo nuk mund të mbaronte shkollën, nuk mund të dilte për të takuar miqtë, i dukej sikur tre muajt e bllokadës kishin zgjatur 300 vjet. Asaj i lindi një fiksim se kjo gjendje nuk do të mbaronte kurrë”.