Këngëtari i njohur i hiteve “Ain’t no sunshine” apo “Lean on me”, Bill Withers, është ndarë nga jeta.

Withers u shuajt në moshën 81 vjeçare pas probleme me zemrën, sipas raportimit të familjes së tij.

Këngëtari i viteve ’70 ishte i njohur për vokalin e tij bariton dhe hitet e shumta të cilat megjithëse ndaluan regjistrimin në vitin 1985, vazhdojnë të kenë ndikim të madh në R&B dhe Hip Hop.

Bill Withers' Essential Songs: 'Lean on Me,' 'Use Me,' and More ...

Këngët e Withers dëgjohen ende në ditët e sotme dhe janë vepra të pavdékshme që do të rikujtojnë gjithmonë tek publiku këngëtarin.

“Jemi të shkatérruar nga hùmbja e burrit dhe babait tonë të dashur, të përkushtuar”, thanë familjarët e tij.

Withers ishte fëmija më i vogël i familjes së tij dhe pas vdékjes së babait, ai u rrit nga e ëma dhe gjyshja e tij.

Në moshën 29-vjeçare ai u fut në botën e muzikës, për t’u bërë një ndër emrat më të suksesshëm dhe me më shumë ndikim.

In this June 21, 2006 file photo, singer-songwriter Bill Withers poses in his office in Beverly Hills, Calif.
Source:Time

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!