Moderatorja e njohur Ilda Bejleri është izoluar në shtëpi së bashku me familjarët e saj, ndërsa më herët na tregoi se s’po e kalon aspak mirë karantinën.

Ajo nuk është në gjendje ta menaxhojë stresin dhe këto ditë i duken tepër të vështira, megjithatë Ilda përpiqet ta mbushë me aktivitete ditën e saj.

Sot, moderatorja vendosi të hapë dyert e garderobës së saj të madhe dhe të tërheqë vëmendjen e të gjitha vajzave.

Në një video të publikuar në InstaStory, ajo ka filmuar garderobën e saj.

Siç duket nga pamjet, rrobat, çantat e këpucët janë vendosur me rregull, të ndara sipas stinëve, shkruan IconStyle.

Si të gjitha femrat, me siguri Ilda kalon një pjesë të madhe të ditës duke zgjedhur ç’të veshë (sigurisht kur nuk është në karantinë).

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!