Karantina e Dhurata Dorës! Këngëtarja i jep përgjigje epike ndjékësve të saj (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora ka ndarë së fundmi një pjesë të kohës së saj me ndjékësit në ‘Instagram’.

Ajo ka vendosur t’i përgjigjet disa prej pyetjeve të tyre,duke zbuluar për të gjithë dhe se si po e kalon karantinën.

“Mirë shumë, po punoj për këngë të reja, në të njëjtën kohë dhe po pushoj, po ha, po fshi, netflix, tiktok aty këtu dhe përsëritje”, ka shkruar Dora krah postimit në ‘Instastory’.

E pyetur nga fansat dhe se cila është kënga e saj e preferuar nga gjithë çka ka sjellë deri më tani, Dhurata ka pohuar duke qeshur se nuk mund t’i ndàjë, pasi kjo gjë është njësoj si ta vràsësh.

Pasi është një këngëtare shumë e pëlqyer, pyetjet më të shpeshta ishin ato lidhur me jetën e saj profesionale. Në pyetjen “A ka me pas naj super këngë”?.

Dhurata ishte përgjigjur “Kom shumë këngë që priten me dal, mezi po pres t’i dëgjojmë bashkë”.

Ndryshe, bashkëpunimi me Azet, “Lass Los”, është një prej realizimeve më të fundit të suksesshme të saj.

Videoklipi i asaj kënge u lansua në YouTube më 27 shkurt dhe tashmë ka kaluar shifrën prej 13 milionë shikimesh në shërbimin e popullarizuar të shpërndarjes së videove.