Aktorja Berguzar Korel ka dhënë një mesazh të fuqìshëm nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ajo u ka bërë thirrje fansave të mos ankohen për qëndrimin në shtëpi, por të mendojnë për doktorët të cilët jetojnë me frìkën mos ja ngjisin familjarëve të tyre vìrusin.
Aktorja shkruan se për doktorët shtëpia është kthyer në luks pasi ata punojnë pa pushim dhe kur shkojnë në shtëpi kanë frìkë të përqafojnë të afërmit e tyre.

“Nuk ka pse të mërzìteni në shtëpi. Mendoni për të gjithë stafin që punojnë në këto momente në spìtale. Të gjithë kur shkojnë në mbrëmje në shtëpi kanë frìkë se mos ia ngjisin njerëzve të tyre të dashur vìrusin. Shtëpia për të cilën ju mërzìteni, për ata është luks”, thotë ajo.
“Mos mendoni vetëm për veten, por edhe për të tjerët”-ka shkruar Berguzar Korel. “Qëndroni në shtëpi! Mos dilni nga shtëpia”-shtoi ajo.
Aktorja pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë nga martesa me aktorin Halit Ergenç ose siç e njohim “Sulejmani i madhërishëm”.
