Këngëtarja Jonida Maliqi këto ditë izòlimi është duke i kaluar kryesisht në shtëpi me prindërit.

Atë e shohim të postojë vazhdimisht foto me të ëmën të cilat në shumicën e rasteve janë mjaft argëtuese sidomos prej reagimeve të së ëmës së këngëtares në situata të ndryshme.

Këtë herë këngëtarja ka postuar në instagram një video ku e ëma e saj po përpiqet të imitojë kërcimin e repistëve duke improvizuar disa lëvizje me duar ashtu siç bëjnë repistët dhe duke lëvizur kokën në mënyrë ritmike.

Jonida ndërkaq ndërhyn më pas për ti treguar se si bëhen lëvizjet, ndërsa poshtë videos tregon se nuk i ka thënë të ëmës që e ka postuar filmimin në të kundër ajo do ta vrìste.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!