Johnny Depp i është bashkuar Instagramit, dhe menjëherë ka arritur një rekord ndjékësish në vetëm dy ditë.

Aktori 56-vjeçar ka aktualisht mbi 2, 7 milionë ndjékës në profilin e tij privat nga data 16 prill kur hapi profilin e tij.

Ai bëri një postim të gjatë tetë minutësh të enjten në mëngjes, dhe e përdori atë për të adresuar pandeminë e koronavìrusit, si dhe për të lënë një mesazh në dukje për konfliktin e tij të gjatë me ish-bashkëshorten, Amber Heard, shkruan DailyMail.

Johnny Depp

“Në një shënim më personal, ju falënderoj të gjithëve për mirësinë tuaj, mbështetjen tuaj të palëkundur dhe forcën tuaj gjatë këtyre viteve”, tha aktori i “Pirates of the Caribbean” drejt fundit të videos.

Depp shprehet se deri më sot nuk ka pasur ndonjë arsye për t’iu bashkuar rrjetit social.

Johnny Depp. Photo: AP Photo/Markus Schreiber/CP Images

Ai tha se tani është “koha për të hapur një dialog”, duke shtuar se “kërcënimi i këtij armiku të padukshëm tashmë ka shkaktuar tragjedi të paarritshme dhe dëme në jetën e njerëzve”.

Depp ka publikuar edhe një projekt të tijin muzikor në bashkëpunim me Jeff Beck të titulluar “Isolation” që i përshtatet më së miri situatës në të cilën po jetojmë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!