Një firmë italiane ka publikuar projektin që synon mbrojtjen e qytetarëve në plazhe nëse koronavìrusi do të zgjasë deri në verë.

Firma ka publikuar skicat paraprake që tregojnë sesi shezlonet do të mbuloheshin nga kabina  me struktura të qelqta. Kabinat do të jenë 4,5 metra të gjata dhe po aq të gjëra, për të siguruar në këtë mënyrë distancën mes plazhistëve.

Ndërkohë CEO i kompanisë, Claudio Ferrari, tha:

“Një javë më parë ne u përpoqëm të imagjinonim kthimin në plazh. Ideja lindi me qëllimin e dyfishtë, pra dhe njerëzit të mbrohen por edhe të mos privohen nga të shkuarin në det”, tha Claudio, për gazetën italiane La Republica.

Ndërkohë sipas La Republica, sindikatat e turizmit në Itali, janë duke punuar mbi projekte të ndryshme, në mënyrë që qytetarët të frekuentojnë plazhet gjatë muajve të verës edhe nëse lufta ndaj koronvìrusit mund të mos ketë përfunduar.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!