Sot ishte dita e nënave me fëmijët e tyre për të dalë për një shëtitje dhe ajër të pastër, por rregulli u thye tek tuk edhe nga ndonjë baba.

Të gjitha shëtitoret e Tiranës ishin mbushur nga nënat dhe fëmijët deri në 10 vjeç.

Por në mesin e tyre u vu re edhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, që ka thyer rregullin për të dalë një xhiro me të birin, shkruan Ballakn Web.

Në foton e publikuar nga BalkanWeb, Shalsi shihet i veshur sportiv, teksa shijon një ditë me diell bashkë me djalin e tij.

Edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u vu re me vajzën e saj duke shijuar disa orë jashtë nën shoqërinë edhe të nënave të tjera që përfitonin nga rasti për të bërë foto me të.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!