Rreth një javë më parë, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, foli në emisonin “Real Story” mbi debatin rreth numrit të testimeve për COVID-19 që po kryhen në Shqipëri. Gjatë intervistës, Fico deklaroi se po testohet çdo rast i dyshuar në vend.

Një rrëfim i ardhur në redaksinë e “iconstyle.al” ditën e sotme, tregon të kundërtën.

Një vajzë nga Tirana, e cila kërkoi të mbetej anonime dhe në vijim do t’i referohemi me A., na rrëfeu se babai i saj prej dy javësh është i shtruar në spìtal, ku aktualisht është në terapi intensìve pas diagnsotìkimit me COVID-19.

ISHP, Albana Fiço: Jemi në gjendje ta përballojmë situatën - lexo

Teksa u shpreh se ishte shumë mirënjohëse për mjekët të cilët e mbanin të informuar rreth gjendjes së të atit që e ka tejet të vështirë të flasë në telefon, A. tregoi se asnjë nga familjarët e saj që jetojnë në një shtëpi me babanë, nuk janë testuar.

“Mami dhe motra e kaluan në shtëpi edhe pse nuk jemi të sigurt sepse nuk u testuan, por besojmë që po. Kur filluan të kishin simptoma, të ngjashme me të gripit (jo siç ndodhi më pas me babain) kanë telefonuar 127-ën, ku u është thënë vetëm që të pijnë paracetamol. Mami është e sémurë nga zemra, ka diabet dhe probleme me ténsionin.”-rréfen A. Pas më shumë se 2 javësh, e ëma dhe motra janë në gjendje të mirë, por ende të paqarta nëse kanë qenë të prékura nga COVID-19.

Basha insiston në rritjen e testimeve: Qeveria të tregojë sa kite ...

Sakaq, as diàgnostikimi i babait të saj me COVID-19 nuk ka qenë i thjeshtë.

“Nuk vinin t’i bënin tàmponin! Ka ardhur e ka marrë àmbulànca kur ishte në gjendje shumë të réndë, sepse i thoshin në telefon vetëm që të pinte paracetamol.”-shprehet ajo, duke shtuar dyshimet se shifrat e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë rreth të inféktuarve, mund të mos jenë aspak të sakta për shkak të rasteve të patestuara, sikurse ato në familjen e saj.

Debati i téstimeve në vendin tonë ka nisur në vendin tonë që në javën e parë pas shfaqjes së rasteve të para në Shqipëri, pasi numri tejet i ulët i testimeve në ditë është shqetësues, një një kohë kur OBSH dhe ekspertët më të mëdhenj të shëndetësisë në botë bëjnë thirrje se testimet në masë janë e vetmja mënyrë për të kontrolluar epideminë.

Coronavirus, tamponi: se ne fanno pochi ed è in arrivo il test più ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!