Syzana Gjokaj, me origjinë nga Kosova është menaxhere e ekipit infermier në repartin e urgjénës të Spìtalit Presbiterian në Nju Jork.

Ajo u inféktua vetë me COVID-19 gjatë detyrës, dhe në një bisedë me “Zërin e Amerikës” tregoi sesi po shkon periudha e karantinës dhe simptomat që ka pasur.

Sazana tregon se u diagnostikua me COVID-19 në fillim të prillit dhe fillimisht kaloi simptoma të rënda:

“Temperaturë të lartë, kollitje, zënie në frymë. Kam marrë rezultatin, tani ndjehem më mirë. Temperaturë herë kam, herë s’kam. Eshtë sémundje e paparashikueshme. Mund të them se kam qenë një ndër njerëzit më me fat pasi nuk i kam pasur simptomat sic i kanë pasur njerëzit e tjerë, sigurisht nga ato që kam parë në emergjencë që të bëjnë të tmérrohesh. Kam ndjérë shumë lodhje”.

Syzana Gjokaj ka treguar tmérrin që ka déshmuar me sytë e saj, në repartin e kujdesjes për pacìentët me koronavìrus. Ajo tregon lodhjen e madhe dhe stresin që kalojnë mjekët të cilët shpesh herë qajnë pasi janë emocionalisht të dérrmuar:

“Kjo ma kujton shumë lùftën në Kosovë. Eshtë e vërtetë se spìtali ynë ka implementuar strategji të ndryshme për t’u përballur me këtë pandemi, ka krijuar edhe një repart të ri për kujdesin e pacìentave me COVID. Por në emergjenë është gjithmonë fluksi i pacentave: ata që e kanë dhe ata që mendojnë që e kanë. I gjithë spìtali, i gjithë sistemi është i stërngarkuar. Infermierët edhe mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor është fizikisht i dérrmuar, emocionalist i dérrmuar. Shpesh qajnë, ngushëllojnë njëri-tjetrin. Punojnë jashtëzakonisht shumë, pa marrë pushime dreke, pa shkuar në banjo, pa pirë ujë. Kam parë shumë njerëz duke vdekur, kam parë infermiere duke i dhënë familjarit celularin për të thënë lamtumirën e fundit. Eshtë shumë e vështirë.”

Duke folur për diagnozën e saj, Syzana shprehet e bindur se duhet të jetë inféktuar në spìtal, ndërsa ka një mesazh për këdo që e mendon veten të paprekshëm nga kjo sémundje:

U infektua në punë, infermierja shqiptare në Nju Jork: Kam ndjerë ...

“Edhe pse ca të rinj mendojnë se nuk preken, COVID-i nuk njeh moshë, nuk njeh besim apo ngjyrë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që kam parë në urgjéncë, nuk do të kisha dashur ta shoh asnjeri në atë gjendje. Gjendja më e vështirë është ta shohësh dikë duke mos marrë ajër, duke t’u lutur “po vdés”; nuk lejojnë familjarë. Paramendoni dikë, qoftë i ri, qoftë i vjetër të vdésë vetëm, është gjëja më e frìkshme që mund t’i ndodhë dikujt. Andaj ju nuk dëshironi të jeni ai njeri… Këtu vjen ajo preventiva: qëndro në shtëpi të parandalosh të gjithë atë”.

Syzana ka dhe një vajzë, Sarah 10-vjeçare e cila është e detyruar të qëndrojë e izòluar nga e ëma për të mos u inféktuar. Ato komunikojnë me FaceTime përmes celularit. Sarah mezi pret që të mbarojë periudha e karantinës:

“Do ta përqafoj fort. Ndoshta do t’i bëj edhe një dhuratë”, shprehet ajo për VOA.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!