Xhensila ka festuar sot ditëlindjen e saj të 27 dhe pak më herët ajo postoi në ‘Instagramin’ e saj super surprizën që aktori i kishte përgatitur me këtë rast.

Shtëpia e mbushur me tullumbace, lule e shirita festive e ka mahnitur këngëtaren e cila ka postuar në instagram një video nga shtëpia e zbukuruar për festë.

Por aktori ka vendosur që me anë të videoje humoristike të tregojë se sa shumë ka sakrifikuar për të organizuar ditëlindjen e këngëtares në kushte karantine, shkruan ArkivaNews.

Xhensila feston ditëlindjen në karantinë, Besi e surprizon në ...

Në vend të tullumbacave ai ka fryrë një palë doreza, në vend të tortës ka marrë një top me letra duarsh sipër së cilës ka vendosur një domate dhe disa kunja që zëvendësonin qirinjtë.

Pak më tutje një arush me letra që sipas Besit ka dy vjet në shtëpi, ndërsa si lule ka shkulur vazon me karafila të gjitonit.

Xhensila ka sot ditëlindjen. Besi i bën surprizën që e la gojëhapur

Për pije shërben disinfektuesi i duarve, por që sipas Besit po të hollohet me pak ujë, është perfekt.

Në fund të videos Besi i thotë këngëtares “Të dua, shihemi për darkë në kuzhinë”, ku mesa duket kanë vendosur të festojnë ditëlindjen e saj me fasule. Kjo video i ka bërë miqtë dhe ndjékësit e Besit të qeshin me lot, ndërsa të shumta kanë qenë edhe urimet me këtë rast.

https://www.instagram.com/p/B-wtDBDHqvj/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!