Biran Damla Yilmaz është aktorja turke e cila u bë shumë e famshme me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara”.
Ky serial e bëri të njohur jo vetëm në Turqi e Shqipëri, por në shumë shtete ku u transmetua. “Revista Who” ju sjell sot 10 fakte për aktoren të cilat nuk i dini dhe disa prej tyre do t’ju befasojnë.
1-Biran Damla dëshironte të bëhej dizenjatore e interierit, por nuk ia arriti dot. Mbase në të ardhmen do ta shohim në këtë profesion.
2- Ajo dëshiron të luajë një rol negativ në film hòrror. Deri më tani nuk e kemi parë aktoren në një rol të tillë, por mbetet të shihet në të ardhmen.
3- Aktorja e kuptoi që kishte talent për aktrim kur nisi të imitonte rolet që pëlqente para pasqyrës. Më pas ajo nënshkroi me një agjenci për tu bërë aktore.
4- Biran Damla Yilmaz është rritur me njérk. Kjo është një koiçidencë pasi edhe në serial aktorja luan rolin e një vajze që është në télashe prej njérkut të saj, Kemalit.Megjithatë ndryshe nga seriali, fatmirësisht, Biran Damla në jetën reale ka një raport të mirë me njérkun e saj.
5- Në kohën e lirë, aktorja pëlqen të pikturojë, të shkojë në plazh, të lexojë libra shoqëruar me një filxhan kafe.
6- Përpos aktrimit, Biran Damla ka talent edhe pikturën. Ajo shprehet se pikturimi është një terapi për të.
7- Biran Damla shprehet se ngjan shumë me rolin e saj në serial. Ajo nuk mendon se është një person hàkmarrëse, por ashtu si “Ejlyli” nuk i duron dot njerëzit që bëjnë kéq.
8- Biran Damla dëshiron të luajë krah aktores së madhe turke Isil Yucesoy.
9- Ajo ka luajtur në disa seriale turke që prej vitit 2014, por roli i “Ejlylit” i dha famën e madhe.
10- Aktorja tregon se skenat më të vështira për të xhiruar kanë qenë ato ku zihet me nënën e saj, Mesuden.