lmeda Abazi njihet tashmë nga të gjithë ne si Miss Shqipëria dhe moderatorja e spektaklit “Dancing With The Stars”.
Së fundmi, është bërë nënë e një djaloshi simpatik, Efehan! Fotot e tij në profilin e prindërve duket se janë më të pëlqyerat dhe fansat për disa like dhe për vëmendje kanë vendosur të hapin një profil të Efehan.

Kjo gjë nuk është mirëpritur nga Almeda, e cila ka vendosur menjëherë ta publikojë atë profil duke i kërkuar ndjékësve të shumtë që ta bllòkojnë atë.
Fill pas kësaj, bukuroshja shqiptare ka vendosur që të hap një profil dedikuar vetëm postimeve të Efehan duke i njoftuar ndjékësit se ky është profili zyrtar që ajo dhe Tolga do menaxhojnë për fotot e të birit!
