Moderatorja e njohur, Hygerta Sako ka kujtuar sot me anë të një postimi në ‘Instagram’ transmetimin e saj të parë në ekran si një gazetare sportive.

Ajo ka treguar për ndjékësit se si nisi ky rrugëtim mes emocionesh 6 vite më parë.

“Kjo nuk është thjesht një selfie, është fotografia e parë në transmetimin tim të parë me kohë të plotë si gazetare sportive. Ëndërr kuq e zi, 7 shtator 2014, dita kur fituam në Portugali 0-1 me golin e @bekimbalaj dhe nisëm rrugën drejt kualifikimit në Euro2016”, ka shkruar Sako krah fotos ku shfaqet mjaft e qeshur.

Me siguri edhe Hygerta po ndjen mungesën e punës së saj njëjtë si të gjithë moderatorët e tjerë, që janë bërë jo pak nostalgjikë këto ditë./revistawho.com

https://www.instagram.com/p/B-fIt0WgVst

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!