Dje, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi foton e dy mjekëve shqiptarë që po luftojnë në spitalin Infektiv kundër vìrusit të frikshëm COVID-19.

Nevila dhe Arbri kanë 40 ditë larg djalit të tyre 10-vjeçar dhe vajzës 14 muajshe, ndërsa po kujdesen me përkushtim për pacientët. As kush nuk i di sakrificat që bëjnë në familje dhe rrezìkun që marrin përsipër, për të ndjekur misionin e shpëtimit të jetëve në spìtal.

Në një intervistë për Report.tv, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha sot se “histori të tilla janë të zakonshme në komunitetin mjekësor”.

40 ditë pa parë fëmijët/ Nevila Gjermeni, mjekja infeksioniste që ...

“Nuk mund të lindë një lloj përgjegjshmërie e tillë nëse nuk e ke më parë. Ai çift bën sakrifica shumë të mëdha nga jeta e tyre për të cilët njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm. Mjekësia nuk është profesion, është mision. Ka shumë njerëz që mohojnë marrjen e gëzimit nga fëmijët, iu mohohet fëmijëve marrja e buzëqeshjeve të përditshme nga prindërit. Janë këto që e bëjnë të veçantë figurën e personelit mjekësor”, tha ajo për çiftin e mjekëve që ende nuk e dinë nëse do të jenë në ditëlindjen e djalit të tyre që së shpejti mbush 10 vjeç.

Shpresojmë që dyshja e mjekëve të bashkohen sa më shpejt me familjen e tyre, pasi e gjitha kjo të përfundojë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!