Në 1965, studiuesit zbuluan një inféksion të frymëmarrjes të quajtur 229E. Sot ne e njohim si të ftohtin e zakonshëm. Në 2016, një mësuese 45 vjeçare në një shkollë të Athinës mbërriti në spital me simptoma të pazakonta – ethe, kollë të thatë dhe dhimbje koke. Duke e menduar si një rast të pneumonisë bakteriale, mjekët e trajtuan me antibiotikë, mirëpo kjo solli përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes së pacientes. Në një kohë që frymëmarrja e saj përkeqësohej, të gjitha testet rezultatet negative, përfshirë dhe SARS-in apo MERS-in.

Në fakt, vetëm një test doli pozitiv, por ishte një rezultat kaq suprizues saqë mjekët e përsëritën. Rezultati ishte i njëjtë – pacienti vuante nga një inféksion familjar por i rrallë i njohur si 229E – rasti i parë me koronavìrus i zbuluar ndonjëherë.

Përkeqësimi i gjendjes së mësuesit, ishte një surprizë për studiuesit në fillim të viteve ’60, që u zbulua 229E. Kjo për shkak se ata po kërkonin vìruset përgjegjëse për ftohjen e zakonshme. Nga mesi i shekullit të 20-të, shkencëtarët kishin zbuluar teknika për të izoluar disa viruse, por hulumtimet e tyre kishin lënë shumë “copëza” sekuencash të pallogaritura – rreth 35% e njerëzve me ftohje kishin viruse që shkencëtarët nuk ishin në gjendje t’i identifikonin.

Dorothy Hamre, studiues në universitetin e Chicagos, e mori përsipër këtë sfidë mjekësore dhe zbuloi këtë lloj të ri vìrusi, i cili u bë i njohur si 229E, të lartpërmendur. Në vitin 1968, u krijua termi “koronavìrus” , bazuar në mënyrën se si, nën një mikroskop, sipërfaqja e virusit ngjante si kurorë e shtresës së jashtme të Diellit, e quajtur korona.

Kështu, u zbuluan koronavìruset e rinj, si 229E dhe OC43, të cilët ngjallën një interes të madh mediatik në atë kohë. Por, për shkak se 229E dhe OC43 shkaktuan sëmundje relativisht të buta te njerëzit, mjekët mund t’i trajtojnë ato shumë si ftohjet e shkaktuara nga vìruse të tjera.

Mirëpo, shpërthimi i vìrusit SARS në vitin 2003 bëri që shkenca të rishikonte rrezikshmërinë e vìruseve, për shkak të numrit të lartë të të prekurve dhe vìktimave.

Që në atë kohë, u zbuluan edhe dy vìruse të tjera si NL63 dhe HKU1, të ngjashëm me 229E dhe OC43. Përkundër shqyrtimit intensiv që koronavìruset kanë pësuar që nga SARS, ende nuk është plotësisht e qartë pse tre koronavìruse — SARS-CoV-1, MERS-CoV dhe SARS-CoV-2 (burimi i pandemisë COVID-19) çuan deri tani në simptoma më të rënda dhe shkallën më të lartë të vdékshmërisë, ndërsa katër koronavìruset e tjera të njohura si njerëzore mbetën shumë më të buta.

Megjithatë. Ka një të përbashkët te të gjithë këto vìruse – lakuriqët e natës, pasi të gjithë koronavìruset e njohura që inféktojnë njerëzit duket se kanë këtë origjinë të njëjtë.

“Nëse hidhni një sy në spektrin e sémundjeve në këtë shpërthim tani – thotë Dr. Wayne Marasco, një studiuese në Institutin e Kancerit ‘Dana Farber’ në Boston, i cili ka studiuar SARS, MERS dhe COVID-19 – ka njerëz të cilët janë asimptomatikë dhe njerëz që vdésin.”

Dr McIntosh, një studiues në Harvard Medical School dyshon se koronavìruset do të vazhdojnë të “mashtrojnë studiuesit”. Së pari, sepse koronavìruset janë të mëdha dhe komplekse, dhe e dyta sepse ato mund të ndryshojnë relativisht lehtë në një nivel gjenetik.

Ai vëren se këto vìruse gjithashtu mund të rikombinohen mjaft lehtë brenda së njëjtës qelizë, dhe se mutacione të tilla janë të mundshme në atë që u njoh si SARS, si dhe koronavìrusin e ri që ka shkaktuar pandeminë aktuale.

“Koronavìruset kanë gjenomin më të madh të ARN-së nga ndonjë prej vìruseve të kafshëve – thotë Dr. McIntosh – dhe ka shumë sekrete.” /forbes-scan/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!