Në pika të caktuara të jetës së planetit tonë, rritja e nivelit të dyoksidit të karbonit në atmosferë ka shkaktuar ngrohje eksteme globale, prej të cilës shumica e specieve të tokës janë zhdukur.

Në të kaluarën këto evente janë shkaktuar nga shpérthime vullkanike apo impakte asteroidësh. Ndërsa tani Toka po shkon drejt një katàstrofe të zhdùkjes masive … si pasojë e aktivitetit njerëzor.

Unë si shkencëtar i Paleo-klimës, kam studiuar marrdhënien mes përplàsjes së asteroìdëve, vullkanìzmit, ndryshimeve klìmatike dhe zhdùkjes masive të specieve.

Studimet e mia sugjerojnë se rritja aktuale e emetimeve të dyoksidit të karbonit është më e shpejtë nga ato që kanë shkaktuar dy zhdùkjet masive të mëparshme të specieve, duke përfshirë dhe eventin që shkaktoi zhdùkjen e dinosaurëve.

Sinjalet e kësaj janë rritja e temperaturave në Arktik, shkrirja e akujve dhe dobësimi i Rrymës Arktike të erërave Perëndimore.

Vështrimi i botës është tashmë i fokusuar te epidemia e COVID-19, por rrezìqet ndaj natyrës prej ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu, mbeten të qarta në mënyrë të frìkshme.

Shpimet e naftës, aktiviteti i minierave, emetimet e gazeve me efekt serë, kanë lënë gjurmën e tyre në katàstrofën e pritur.

Rreth 66 milionë vjet më parë një asteroid gòditi tokën duke çrë shkëmbinj që lëshuan sasi të mëdha dyoksid karboni në atmosferë dhe duke shkaktuar zjàrre masive, për mijëra vjet në planet. Si rezultat i kësaj temperaturat u ngritën, bashkë me nivelet e detit dhe rreth 80 përqind e specieve u zhdùkën, bashkë me dinosaurët.

Një fenomen i ngjashëm ndodhi dhe rreth 55 milionë vjet më parë në eventin e njohur si Paleocene-Eocene Thermal Maximum, arsyet e të cilit nuk janë tërësisht të qarta. Një nga teoritë thpotë se një shpérthim metani nga sedimentet oqeanike e bëri ujin e tyre acidik, duke zhdùkur miliona specie.

Rreth 66 milionë vjet më parë një asteroid gòditi tokën dhe rreth 80 përqind e specieve u zhdùkën, bashkë me dinosaurët.

Para kohëve industriale në fillim të shekulit të 19-të dyoksidi i karbonit qëndronte në rreth 300 pjesëza për milionë, që do të thotë se në çdo 1 milionë molekula gazi në atmosferë, 300 ishin dyoksid karboni.

Në shkurt të këtij viti kjo shifër shënonte 414.1 pjesë për çdo milion. Ndërsa po të përfshijnë dhe gazet e tjera me efekt serë si metani dhe oksidi i azotit, pjesëzat arrinin në 500 për 1 milion.

Përqendrimet aktuale të dyoksidit të karbonit nuk kanë arritur ende në ato të zhdùkjeve të 55 milionë e 65 milionë vjetëve më parë, por kjo rritje e fluksit do të thotë se klima po ndryshon shumë më shpejt nga aftësia e gjallesave për t’u përshtatur me të.

Para kohëve industriale në fillim të shekulit të 19-të dyoksidi i karbonit qëndronte në rreth 300 pjesëza për milionë, në shkurt të këtij viti kjo shifër shënonte 414.1 pjesë për milion.

Raporti i OKB për klimën vitin që shkoi tha se ndryshimet klimatike kërcénojnë me zhdùkje një milionë specie bimësh e kafshësh, që do të thotë se préknin 47% të gjitarëve jo-fluturues, dhe 25% të zogjve.

Shumë studiues besojnë se klima po arrin pikën e vlìmit, që të thotë pragun e ndryshimeve të shpejta e të patjetërsueshme, me efekte shkàtërrimtare.

Sinjalet e kësaj janë rritja e temperaturave në Arktik, shkrirja e akujve dhe dobësimi i Rrymës Arktike të erërave Perëndimore.

Andrew Glikson, studiues i shkencave të paleo-klimës, Australian National University

(IFLScience)

UCLA Center for World Health turns spotlight on failing health of ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!