Ditën e sotme po përcillet për në banesën e fundit mjeshtri i madh i humorit, Gëzim Kruja.
Duke qenë një situatë aspak e zakonshme për shkak të Koronavìrusit, aktorit të mirënjohur nuk mund t’i bëhen nderimet e duhura.
Megjithatë qyteti i Shkodrës do ta përcjellë nga dritaret e shtëpive me duartrokitje artistin Gëzim Kruja.

Në orën 12 të gjithë do jenë nëpër dritare dhe ballkone për të nderuar Krujën. Makina që mban arkëmòrtin do të ndalojë edhe përpara Teatrit Migjeni, aty ku artisti kaloi gjithë jetën.
Kujtojmë se ai u ndà na jeta ditën e djeshme pasi vùante prej kohësh nga një sémundje e rëndë.
Gëzim Kruja, ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”