Sabri Fejzullahu ishte pjesë e “Ftesë në 5” përmes një lidhje Skype, nga ku foli për këto ditë vetizòlimi, që për fat të keq po i kalon larg bashkëshortes së tij, e cila ka ngelur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai rrëfeu se po e ndjen shumë mungesën e saj, madje ka edhe momente që nuk i mban dot lòtët nga malli.

Nera e 'shkrin' Sabri Fejzullahun vishet e tëra në xixa - GazetaBlic

Jo më larg se sot, këngëtari i njohur ishte përlotur kur e shoqja i kishte dërguar një fotografi përmes rrjeteve sociale.

E sikur kjo të mos mjaftonte, Fejzullahu e mbylli me një dedikim të fortë dashurie për Nerën, ku ia bëri të ditur se asnjëherë nuk do të lejojë që të qendrojnë larg njëri-tjetrit.

Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu tregoi se karantinën po e kalon me djalin dhe nusen si edhe nipërit e mbesat.

Ai nuk ngurroi të shprehte mirënjohje për bashkëshorten e Ermalit, Arianën, duke e falenderuar që i ka ndenjur në gatishmëri gjatë gjithë këtyre ditëve.

E teksa veçoi ushqimet e mira që ia përgatit, Sabriu nuk i kurseu fjalët e mira për Arianën si një nënë të përkushtuar dhe shumë të dashur ndaj katër fëmijëve të saj.

Një burrë si Sabri Fejzullahu, edhe në këtë moshë i'a bën qejfin ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!