Së pari nuk duhet të qëndrojnë në parqe, jo më shumë se dy persona dhe lëvizja lejohet deri në orën 11:00.
Ndërkohë, nesër është dita e nënave me fëmijë, të cilat do të kenë liri daljeje deri në orën 11:00.
Kushti i vetëm është që nënat të mos shoqërohen me shoqe, dhe fëmijët të mos kenë kontakt me fëmijët e tjerë.
Kjo është java e fundit që e gjithë Shqipëria është e izòluar pasi duke filluar nga e hëna, shumë qytete që janë më pak të prékura nga COVID-19, do kenë më shumë liri se në qytetet e tjera.
Megjithatë edhe në këto qytete do të ketë kategorizime, pasi pensionistët do të kenë një fashë të veçantë për të dalë, çdo ditë deri në orën 8:30.