Ballina Showbiz Fifi stonon keq dhe e pranon: Kështu është kur zemra...(VIDEO)

Fifi stonon keq dhe e pranon: Kështu është kur zemra…(VIDEO)

Nuk e dimë si i ka Fifi punët me zemrën, por së fundi, këngëtarja i ka përmendur ato në një postim për të justifikuar stonimin e saj.

Fifi ishte duke kënduar këngën e saj “Mbarova” në shtëpi, ku dhe realizoi një video për ta publikuar pa asnjë kompleks në Instagram.

Këngëtarja, edhe pse stonoi keq në fund, sërish e publikoi për fansat e saj për të na treguar se jo gjithmonë është perfekte.

Ka dhe momente kur Fifit i ikën zëri, dhe me sa duket, fajin për këtë e paska zemra.

“#failedvideo dmth 😂 Duhet me e pa deri n’fund patjeter se s’bo 🙊 Ps. Si kena punet me zemer prandaj na iku ene zoni 😅”, shkruan Fifi.

Ajo ka treguar më herët se ka vite që rri pa personin e zemrës, ndërsa ka lënë të kuptohet se dashuria nuk i është kthyer kurrë në të njëjtën mënyrë si ka dashuruar…

Nuk e dimë nëse këto fjalë i dedikohen historisë së saj të dashurisë me një person me inicialin Xh, të cilin e ka dashur. Fifi ka treguar edhe më herët sesi e ka ushqyer veten në një dashuri të pamundur që s’paska fund të lumtur.

“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Semi i tha se këngët e saj janë dedikim për të e Donaldin, ja si reagon Bora Zemani! (VIDEO)

“Mos u kthe” është kënga e Semi Jaupajt, e cila tha vetë se ishte një dedikim për historinë e mikeshës së saj Bora Zemanit...

Lori dhe Sara Hoxha vijnë me dedikimet prékëse për Tanin e “Topit” pas 14-vjetorit të vdékjes së tij!

Në 23 maj Dritan Hoxha mbushi 14 vite që është ndarë nga jeta. Vajzat e tij e kanë kujtuar me anë të postimeve të...

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...
error: Alert: Content is protected !!