Kompozitori i njohur, Kledi Bahiti feston sot ditëlindjen e tij.
Në këtë ditë të veçantë, këngëtarja, Fifi ka vendosur ta urojë publikisht duke i dedikuar fjalët më të ndjera.

“Është ditëlindja e lalit tim. Shumë urime për ty la, je një ndër pak njerëzit më të veçantë për mua. Të dua fort dhe të ma gëzosh ditëlindjen e ky vit të shkoftë akoma më ëmbël se çdo vit tjetër”, ka shkruar Raçi krah fotos ku shfaqet me Bahitin.
Me siguri kjo duhet të jetë një ditëlindje mjaft e veçantë për Kledin, pasi ditën e sotme, edhe partnerja e tij, Pejana Elezi i dedikoi fjalët më të bukura me anë të një postimi në rrjetet sociale.