Që prej ditës së djeshme, në media ka qarkulluar lajmi i marrëdhënies së këngëtares Fifi me personin misterioz me inicialin Xh.

Sipas këngëtares, ai kishte qenë gjithmonë dashuria e saj e pamundur, të cilin e kishte dashur pa pasur asgjë mes tyre.

Madje, në rrjet qarkulloi një foto e faqes “Vipat e Bllokut” në Instagram, ku në dedikimin e Fifit dukej emri i personit të etiketuar, Xhuljo Tabaku.

Kështu, u aludua se ai mund të ishte personi i zemrës së Fifit, të cilin e kishte mbajtur për kaq kohë të fshehtë.

E lodhur nga këto lajme, Fifi ka vendosur të reagojë në llogarinë e saj në Instagram, duke i kërkuar të gjithëve të merren vetëm me jetën e saj profesionale  Këngëtarja shprehet se nëse do të ketë diçka në jetën private, do ta tregojë vetë.

“Mendoj që ka ardhur koha për ca ndryshime. Unë jam këngëtare /tekstshkruese/ kompozitore.  Mendoj që Fifi mjafton të merreni me të. Ndërkohë, jetën time private dua ta mbaj private deri kur të ketë diçka konkrete. Më besoni, do t’ua them vetë! Me shumë dashuri, Fifi.”- shkruan këngëtarja krahas postimit, duke i vënë kapakun këtyre lajmeve.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!