Elita, Gjiko dhe Zëri janë duke i kaluar së bashku këto ditë izolimi dhe i shohim shpesh të postojnë foto dhe video nga qëndrimi së bashku në shtëpi.
Këtë herë Elita ka sjellë një video shumë gazmore të Zërit i cili ka hapur dollapin e ushqimeve dhe ka marrë që aty një pako me pluhur pureje, shkruan ArkivaNews.
Pasi e ka hapur dhe e ka shpërndarë të gjithën përtokë, luan i lumtur me të, duke e shpërndarë gjithandej.
Ndërsa Elita i thotë vogëlushit se çfarë është duke bërë, ai ngre kokën dhe buzëqesh në një mënyrë shumë të pafajshme dhe vazhdon të luajë me pluhurin që ka shpërndarë gjithandej nëpër dysheme.