Sot është një ditë e veçantë për Flori Mumajesin pasi motra e tij feston ditëlindjen!

Shumëkush nga ju do të habitej madje që Flori paska një motër, paskantautori tregohet mjaft i rezervuar kur është fjala për jetën e tij private dhe njerëzit e dashur.

E megjithatë me rastin e 21-vjetorit të Elonës ai nuk ka mundur të rezistojë pa një urim publik për ditëlindjen e “shpirtit” të tij.

“21 vite që nuk janë pak..ke qenë aty për mua si motër me vëmendjen dhe kujdesin tënd. Lutem të kemi njërit-jetrin për të gjithë jetën siç kemi bërë këto 21 vite. Gëzuar ditëlindjen shpirt”!, shkruan Flori në publikimin e tij ku shfaqen disa foto me motrën e vogël që i ka qëndruar gjithnjë pranë.

Fotoja e parë besojmë se është shképutur nga surpriza që i ka bërë motrës për ditëlindje. Të dy shfaqen të buzëqeshur dhe të ulur përtokë me një dysheme të mbushur plot e përplot me lule.

Disa pamje të tjera janë shképutur nga koncertet e Florit, ku Elona qëndron gjithnjë pranë tij.

Fotot tregojnë një marrëdhënie mjaft të dashur motër e vëlla mes tyre, për të cilën Flori uron të zgjasë përgjithmonë!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!