Ermal Meta ka menduar që në këto ditë karantine të sjellë një version krejt ndryhse të këngës shqiptare “Lule Velo Partizani”.
Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Meta dëgjohet duke kënduar në gjuhën italiante, këngën që është kolonë zanore e filmit “Partizani i vogël Velo”, kompozuar nga Kujtim Laro.
“Të gjithë e dinë se çfarë është liria për veten e tij. Por të gjithë duhet të dimë se sa dhanë jetën e tyre në mënyrë që të mund ta mendonim këtë, sepse mund të kishim lirinë për të qenë të lirë. Kjo është letra e një ushtari për gruan e tij. Një pjesë është në shqip. Ajo pjesë ishte kënga e partizanëve shqiptarë, e atyre që u larguan, e atyre që u kthyen dhe kënduan edhe për ata që nuk u kthyen kurrë,”- shkrua Meta krah videos ku dëgjohet duke kënduar nën ritmet e kirtarës.
Ermal Meta, është me origjinë nga Fieri dhe jeton në Itali. ai ka fituar Sanremon dhe ishte perfaqësues i Italisë në “Eurovizion” në vitin 2019.
https://www.facebook.com/ermalmetainfo/videos/543877879839813/
Burimi: Dosja.al