Aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja, është përcjellë në banesën e fundit në qytetin e Shkodrës.

Kështu, familjarët kanë çuar në vend amànetin e tij për t’u vàrrosur në vendlindje.

Ljarja u përcoll me duartrokitje të merituara, ndërsa në funeral kanë qenë të pranishëm shumë pak persona për shkak të emergjencës Covid-19.

Aktori u ndà nga jeta mbrëmjen e kaluar, pas një béteje të gjatë prej vitesh me një sémundje të rëndë.

Rikard Ljarja u bë tepër i njohur për publikun shqiptar me rolin e “Dedës” në filmin “Rrugë të bardha”.

Ai punoi si aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Që prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të kinostudios.

Lajm i fundit/ Ndërron jetë aktori Rikard Ljarja, kinematografia ...

Nga viti 1996 deri në vitin 2002, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar, kur doli edhe në pension.

Ndër filmat e tij të famshëm përmendim “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës”, “Rrugë të bardha” etj.

Gjatë viteve të fundut, Rikard Ljarja kishte botuar edhe disa libra.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!