Luana Vjollca është një nga moderatoret shqiptare më të dashura për publikun shqiptar.

Gjithashtu ajo është edhe një nga femrat më punëtore, që e ka të vështirë që të qëndrojë në shtëpi në këto ditë izòlimi nga koronavìrusi.

Por sigurisht që bukuroshja ka zbatuar rregullat e vendosura nga autoritetet përkatëse, për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Luana Vjollca (@LuanaVjollca) | Twitter

 Luana herë pas here ka postuar në “Instagram” foto e video ku tregon se si ka vendosur që të kalojë kohën në këto ditë.

Ditën e sotme, moderatorja ka zbuluar se ka ndryshuar look. Përmes një fotografie në “Instagram”, Vjollca ka treguar se ka bërë baluke.

“Look i ri nga karantina”, shkruan ajo në pozën që fansat e kanë pëlqyer me mijëra herë brenda pak minutash.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!