Një djalë katër-vjeçar që i thoshte nënës së tj se dëshironte të fluturonte, ka rënë tragjìkisht nga dritarja e apartamentit në katin e 16-të.

Jesse Delduca ra nga kulla Quadomain në Hollywood, Florida, teksa ekzaminuesit mjekësorë e quajtën vdékjen e tij një incident tragjik.

Familja e Jesse, që jeton në New York, po qëndronte në apartamentin e pushimieve, kur babai Phil hapi një dritare në dhomën e Jesse dhe vëllait për ajrosje.

4-year-old twin boy who 'always wanted to fly' plummets 16 floors ...

Më vonë kur ai u kthye në dhomë vuri re mungesën e të birit dhe kur pa nga dritarja trupi i tij ishte përtokë 16 kate më poshtë.

Familja Delducas kishte qëndruar për disa javë në Florida. Disa postime prekëse në Facebook tregonin Jesse në mëngjesin para vdékjes, duke ngjyrosur vezët e Pashkëve. Nëna e tij Eliza Delduca bënte dedikime në profilin e saj për të bitin:

‘Lamtumirë Jesse ynë!!!! Oh Zot sa lëndon kjo !!! lutuni për ne.’ Një zëdhënës i policisë së Hollywood tha se hetimet mbi rrethanat e vdékjes së Jesse vazhdojnë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!