Mbrëmjen e sotme në Lushnjë është regjistruar një ngjarje e rëndë.
Një infermiere është plàgosur me thìkë nga një 36-vjeçar, pasi kishte shkuar në shtëpinë e tij për t’i bërë gjilpërë nënës së tij të sémurë.
Polìcia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 dhe menjëherë pas krìmit, autori ka tentuar të largohet.
Por, pas kërkimeve nga polìcia ai është kapur në flagrancë.
Bëhet me dije se për fat të mirë infermieria është jashtë rrezìkut për jetën.
Lushnjë
Polìcia kap dhe arréston në kohë rekord autorin e plàgosjes me thìkë të infermieres së qendrës shëndetësore në fshatin Arrëz.
Sot, rreth orës 19:15, në fshatin Arrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., 36 vjeç, ka godìtur me mjet prérës (thìkë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qendrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sémurë.
Pasi ka godìtur infermieren, shtetasi A. M. është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Polìcisë u kap dhe u arréstua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.
Shtetasja A. T. ndodhet në spìtalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezìkut për jetën.
Grupi hetìmor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.