Në shtëpinë e Mark Frrokut dhe Rudina Dembacajt festohen Pashkët sot!

Përgatitjet kanë nisur nga dje, me vezët e kuqe që u zbukuruan nga duart e vogla të Vikit, vajzës së moderatores.

Ndërkohë sot, Rudina ka publikuar dy foto tepër të ëmbla në çift, ku ka pozuar krah partnerit të saj në këtë ditë feste.

Marku e përqafon dhe i dhuron një puthje në ballë moderators, e cila duket më e lumtur se kurrë.

“Gëzuar Pashkët të gjithëve! Durim dhe kurajo për këtë periudhë të vështirë. Me dashuri Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku! ”, shprehet moderatorja në fotot e publikuara në Instagram.

Rudina dhe Marku kanë nisur tashmë bashkëjetesën, ndërsa moderatorja zbuloi disa ditë më parë se po e kalon këtë periudhë me vajzën e saj, fëmijët e Frrokut dhe prindërit e tij.

Sot ata po e kalojnë festën në restorantin e tyre, i cili është mbyllur tashmë pas masave të qeverisë për të frenuar koroanvìrusin.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!