Aktorja indiane Shrenu Parikh e cila mori shumë famë me rolin e “Gorit” në serialin “Bixhoz me dashurinë”, në një intervistë së fundmi ka treguar si po i kalon këto ditë e vetizòluar.
Aktorja tregoi se sapo pandemia kishte shpérthyer, ajo ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja e saj e kishte këshilluar të kthehej menjëherë në Indi pasi ishte e rrézikshme për të.
Shrenu u rikthye në Indi dhe qëndroi për 10 ditë në shtëpinë e saj në Mumbai. Aktorja 30-vjeçare tregoi se këtë periudhë po e kalon me shumë ànkth.

“Mendja ime është e mbushur me pànik, me ànkth se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Telefonova nënën time dhe i thashë e shqetësuar se jam zgjuar me dhimbje fyti. Ajo më tha se asgjë nuk do më ndodhë dhe të mos mendoja negativisht”, thotë ajo.
“Po kaloja një situatë shumë të vështirë me pànik. Kuptova që duhet të shkëputem pak nga rrjetet sociale dhe të qetësoj mendjen”-u shpreh aktorja. Shrenu lavdëroi gjithashtu punën e qeverisë indiane dhe masat që ka marrë për vendin, shton ajo.
“Dua të lavdëroj qeverinë për masat që ka marrë deri tani. Ne jemi një shtet me 1.3 miliardë banorë dhe të menaxhosh kaq shumë njerëz është e vështirë. Edhe në aeroport, autoritetet na kontrolluan dhe ndoqën proçesin me përpikmëri. Njerëzit që vinin nga Europa iu bë një test i dytë. Mendoj se e kanë organizuar shumë mirë. Shpresoj ta fitojmë këtë lùftë”-shtoi Shrenu Parikh.
