Dëshira për një emër të veçantë ka bërë që një aktore e famshme të gabojë me zgjedhjen për vogëlushin e saj.

Amy Schumer ka zbuluar se ajo ka ndryshuar emrin e djalit të saj pasi e kuptoi që tingëllonte si organ gjenital.

Komediania priti fëmijën e saj të parë me burrin Chris Fisher më 5 maj 2019 dhe e quajti atë Gene Attell Fisher, emri i mesëm i zgjedhur në nder të mikut të saj të ngushtë dhe komikut Dave Attell, 55 vjeç, i cili luante me Amy-n në filmin Trainwreck.

Amy Schumer Strikes Her First Book Deal | Time

Por ylli 38 vjeçar i filmave zbuloi këtë javë se çifti tani ka ndryshuar emrin e mesëm të Gene.

“A e dini ju që emri Gene i vogëlushit tonë është ndryshuar zyrtarisht? Tani quhet David Fischer. Ishte Gene Attell Fischer, por e kuptuam që pa dashje e kishin quajtur djalin Genital”, shpjegoi Amy.

Pictures of Amy Schumer's Baby Son, Gene | POPSUGAR Family

Aktorja shpjegoi se emri i mesëm i babait të saj Gordon Schumer është gjithashtu David, kështu që emri sërish mbetet i veçantë.

Emri i parë i djalit të saj mendohet se ishte vendosur në nder të aktorit të ndjerë dhe komedianit Gene Wilder, shkruan iconstyle.

Amy dhe Chris u martuan në Malibu në shkurt 2018 dhe mirëpritën djalin e tyre vitin e kaluar.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!