Vetëm para pak ditësh reperi i njohur ka lançuar një tjetër projekt muzikor, por fansat e tij nuk po e mbështesin dhe kjo për shkak të fjalorit dhe fjalëve të papërshtatshme që reperi përdor.

Edhe pse ka mbi 700 mijë klikime në Youtube, të shumta janë edhe report-et që po i bëhen këngës me qëllim që ta fshijnë dhe ta bllòkojnë.

Ka qenë vetë Stresi, i cili ka bërë me dije nëpërmjet një InstaStory se hacker-at po sulmojnë këngën e tij më të fundit.

“700 K reale, se sa 10 milion Fake të jujat. S’mun ma nalni suksesin me reporte Youtube”- shkruan Stresi në postimin e tij.

Ashtu sikurse vargjet e tekstit, edhe titulli i këngës vjen me një fjalor të pisët, prandaj nëse do të kërkoni në Youtube këngën e tij në fillim do t’ju kërkohet mosha dhe do paralajmërojnë që ky projekt është i papërshtatshëm për moshat e reja.

Ndërkohë klipi i këngës, ku Stresi shfaqet duke konsumuar lëndë nàrkotike është xhiruar me telefon.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!