Për të parandaluar përhapjen e COVID-19, qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë në banesa, ndërsa dalja ka disa rregulla specifike, të përcaktuara nga qeveria.
Në mesin e tyre është aplikimi online, si dhe respektimi i ditancës sociale nëpër tregje.
Një pjesë e mirë e qytetarëve nuk kanë mundësi të bëjnë aplikimin online dhe janë të detyruar të shkelin urdhërin, pasi duhet të furnizohen me ushqime.

Kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë prindërve të një vajze 8-vjeçare nga Durrësi, Marsel Papajorgji 31 vjeç dhe Oksana Papajorgji, banorë të lagjes nr.8.
Ata janë arréstuar nga polìcia e Durrësit dhe prej tre ditësh kanë qëndruar në paraburgim. Mbi ta rëndon akùza e thyerjes së karantinës, pasi kishin dalë në markatë pa masa mbrojtëse.
Për ta gjykàta vendosi “Arrést shtëpie”, ndërsa avokati i tyre, Ilia Ilia, e konsideroi të padrejtë arréstimin.

Nëna e djalit ndërkohë, sqaron se i biri dhe nusja dolën të blinin dy kg patate, por u arréstuan si krìmìnelë.
“Dolën të blinin dy kile patate dhe u arrestuan si kriminelë. Nuk kanë bërë asgjë për të shkuar në polìci e të qëndronin atje tre ditë. Nusja është e huaj ruse nuk di as gjuhën mirë”, tha nëna e djalit, shkruan ‘Balkanweb’.
Kontrolli ndaj qytetarëve është ashpërsuar edhe më tej, pasi ditën e djeshme, ka filluar monitorimi me drone.
