Aktori dhe regjisori i madh shqiptar, Rikard Ljarja ka mbyllur sytë më datë 20 Prill 2020 ndërsa amaneti i tij do të shkojë në fund pasi ditën e nesërme ai do të prehet në Shkodrën e tij teska kishte mbushur 77-vjeç. Ai vuante prej kohesh nga një sémundje e rëndë ndërsa mësohet se i ka mbyllur përfundimisht sytë në banesën e tij.
Mësohet nga burimet se ceremonia mòrtore për shkak të situatës do jetë me rrethin e ngushtë familjar por pandemia që ka mbyllur dyer e çdo kujt nuk do ta ndalojë artistin e madh të udhëtojë për herë të fundit drejt Shkodrës dhe bëhet me dije se atje do të zhvillohet edhe ceremonia mòrtore.
Rikard Ljarja lindi 1 prill 1943 në Shkodër dhe është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë. Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga Kinostudio. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Ne po sjellim disa nga filmat q ë mbajnë vulën e tij apo që ka qenë protagonist kryesor:
“Ilegalët”, Rikard Ljarja, regjisor:
Lëvizja Antifashiste në qytet ka marrë përpjestime të mëdha. Ndërkohë një emisar i SIM-it (zbulimi informativ i ushtrisë Italiane) nën petkun e inxhinier Tostit kërkon të depërtojë në radhët e njësiteve guerile. Por vigjëlenca dhe largpamësia e komunistëve e ndalojnë veprimtarin e tij.
“Në pyjet me borë ka jetë”, film shqiptar i vitit 1978, Rikard Ljarja në rolin e Lukas:
Luka transferohet ne një qyteze veriore. Ne udhëtimin e pare se bashku me te shoqen rruga është e bllokuar nga dëbora. Luka i trembet jetës se kësaj qyteze, por ai gjen një mjedis shoqëror shume te shëndetshëm, ku gruaja e tij ndjehet shume mirë.

Filmi “Komisari i Dritës”Rikard Ljarja në rolin e Dritan Shkaba:
u prodhuar 1966 nga regjisori Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika,
Skenari: Llazar Siliq, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Tish Daija.
Përmbajtja e filmit
Çlirimi e gjeti Shqipërinë në padije dhe injorancë. Mbi 85 e popullsisë ishte analfabete. Lùftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës krahinë malore në Shqipërinë e veriut. Mësuesi i ri duhet që krahas penës të shtrëngojë fort dhe pushkën. Rreth e rrotull veprojnë banda të àrmatosura të reaksionit, të cilat bëjnë gjithë përpjekjet për të penguar reformën arsimore në lùftë kundër analfabetizmit.
““Komisari” është një film fetar me dy atmosfera: kundër zotave dhe korruptimit të klerikut dhe pro besimit tek feja e re. Viti 1966 nuk është as zbritja e djallit komunist në tokën shqiptare dhe as perëndimi i zotave apo i çdo metafizike. Është rilindja e një feje të re, më të emancipuar, më revolucionare, më praktike dhe unifikuese.”
Filmi “Radiostacioni” është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria Sot” në vitin 1979. Regjia: Rikard Ljarja, Skenari: Ismail Kadare, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Zef Çoba.
Përmbajtja e filmit
Ekranizim i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë “nëntori i një kryeqyteti”. Një skuadër partizane në të cilën është anëtare Teuta merr urdhër të ringrenë Radio Tiranën. Partizanët mbledhin punonjësit e mëparshëm të Radio Tiranës dhe intelektualë të ndryshëm që kanë qëndruar larg gjatë kohës së lùftës që të ndihmojnë me transmetimin. Teuta bëhet folësja e parë për Tiranën e lirë.

« Përpara pallateve të dikurshme të princeshave nxinte vërtetë një turmë zhurmëtare […] I patë dhomat e gjumit ? thoshte dikush. Një njeri me pasqyrë në krahë, krejt i përkulur, po dilte me zor nga porta. S’ke turp, ktheje mbrapsht pasqyrën, i bërtiste një tjetër, duke ulur kokën mu te veshi i pasqyrëmbajtësit […] Te Pallati i Regjencës, thoshte dikush me gjysëm zëri. Atje të lënë të plaçkitësh. S’është e vërtetë. Unë po vij që andej. Ka roja partizane […] I pe vaskat e banjës, i pe ? pyeste dikush. I pashë, posi. Ç’prostituta ! » (Ismail Kadare, nëntori i një kryeqyteti, Vepra Letrare 6, Shtëpia Botuese « Naim Frashëri », Tiranë, 1981, fq.126-127)
« Filmi dhe romani-skenar na rrëfejnë për ditët e fundit të lùftës së popullit në çlirimin e Tiranës nga pùshtuesi nazist, lajm ky që na jepet prej zërit të narratorit serioz ashpërsia e të cilit mund të ngatërrohet me ndonjë deklaratë për shtyp të shtabit nazist. Gjatë leximit të kronikës lùftonjëse, theksi narrativ përmes një vonese të lehtë shqiptuese veçon fjalën Radiostacioni duke lënë të nënkuptuar objektin kryesor të filmit si dhe qëllimin specifik të grupit partizan. Filmi në pjesën e parë të tij pasqyron kryesisht lùftën partizane në rrugët e kryeqytetit ndërsa në pjesën e dytë, në atë të fitores e çlirimit të qytetit, ndahet mes dy planeve : arratisja e madhe ndërkohë që familjet e mbetura tashmë rrinë fshehur e përpiqen të organizojnë antiradiostacionin, kurse në pjesën e dytë trajtohet mobilizimi i disa partizanëve për të rivendosur në punë radiostacionin, për t’i dhënë zërin e munguar Shqipërisë.»

« Banorët e privilegjuar të kryeqytetit në prag të 17 nëntorit 1944 ndjejnë zjarrin nën tabanin e tyre, tymnajën, krisjen dhe lëkundjen e idhujve. Një bie e qindra ngrihen thotë populli. Çdo gjë ka marrë fund për shoqërinë e vjetër. Bashkë me kryebanorët ikën dhe një pjesë e qenies së qytetit, e pazëvendësusheshme tani për tani. Plane, lidhje, miqësi, kontrata, pasuri që groposen në pamundësi transfertash të shpejta, kurse shpirti i qytetit, dmth., simboli, kryeshpirtërorja zhvishet si një plaçkë që as nuk mund të merret me vete – ç’qytet do transportohej vallë ? Troja ? – e as nuk mund t’i vihet zjarri siç ndodh me fakte e të dhëna të padëshiruara nga sytë e pasuesve antagonistë. Shpirt i mirë apo shpirt i keq, ai tashmë është aty, bosh, pa trup, pa frymë, pa ajër. Bulevardi « Musolini » duhet të presë disa ditë për tu quajtur « Dino Sinojmeri ». Grila zengjinësh, shtretër të bardhë, palma e selvi të mbjella dikur, atëherë kur gjërat ishin fare ndryshe, ndërtesa, orendi, tela-tele-fonësh, antena, institucione, hotele e të tjera, shpirtra në pritje të amshimit nga shpirtrat e atyre që nuk kanë zë e trup, që s’kanë gjetur rehat në mjerimin e lugetërve dhe kuçdedrave të syrgjynosur materialisht.»

“Kur zbardhi një ditë”, Rikard Ljarja në rolin e Komisarit:
Filmi “Kur zbardhi një ditë” është prodhuar në vitin 1971.
Është i përbërë nga tre pjesë: Årmët, Ura, dhe Meçua.
FILMOGRAFIA:
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir
Pesha e kohës – (1988), Vasili
Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku
Në prag të jetës- (1985), Andrea
Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli
Skëterrë ’43 – (1980), Andrea
Radiostacioni – (1979) Komandanti
Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka
Ilegalët – (1976) Tosti
Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit
Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi
Rrugë të bardha – (1974) Deda
Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri
Ndërgjegja – (1972) Fitimi
Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari
Kur zbardhi një ditë- (1971) Komisari
Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi
Ngadhnjim mbi vdékjen – (1967)..Perlati
Duel i heshtur – (1967) Skenderi
Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj
Monumenti
REGJISOR:
Pesha e kohës- (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjàkmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)
SKENARIST:
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Burimi: FaxWeb.al