Djali i Rikard Ljarjes prek me dedikimin e ndjerë për të atin (FOTO)

Djali i aktorit të ndjerë Rikard Ljarja, Leandri ka bërë një dedikim prékës për të atin e ndjérë.

Ai i ka kushtuar babait një letër lamtumire në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe disa foto nga momentet me të atin që do të mbeten kujtim.

Leandri shkruan se nuk i thotë dot lamtumirë babait, në një status në profilin e tij në Facebook. Ai duket sikur flet me të për herë të fundit duke treguar edhe përshëndetjen e tyre tipike “Ciao Tado”.

“Drita e shpirtit tim u largua fizikisht por kurrë s’largohesh dot nga mua, do jesh gjithmonë me mua o ba o shpirt im, o shoku im i vetëm. S’do doja të shkruaja kurrë për këtë ditë, jo kaq shpejt jo, më fal. Nuk të them lamtumirë, do të them si çdo ditë “Ciao Tado”, do takohemi e do kemi përjetësinë për bisedat tona. Prehu ne paqe o bab se drita e shpirtit tend është me mua,”– shkruan Ljarja krah disa fotove me familjen.

Drita e shprit tim u largua fizikish por kurr slargohesh dot nga mua,do jesh gjithmon me mua o ba o shpirt im o shoku im…

Posted by Leander Leo Ljarja on Thursday, April 23, 2020