Deputeti i njohur Adriatik Alimadhi ka arritur të shërohet plotësisht nga vìrusi Covid-19.
Testi i tij i fundit ka rezultuar negativ, rreth një muaj pasi u shtrua në Spìtalin Inféktiv.
Më herët, gjendja e deputetit u rëndua dhe u vendos në oksigjen për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Mirëpo, megjithëse tashmë e ka mposhtur Covid-19, Alimadhi vazhdon të ketë probleme serioze me mushkëritë.
Këtë lajm e ka konfirmuar shefja e Shërbimit të Pneumologjisë, Silva Bala, në një lidhje me “Report TV”.
Bala tregon se mushkëritë e tij të démtuara kanë nevojë të vazhdueshme për oksigjen.
“Dje kam pritur edhe deputetin Alimadhi. Ai është shëruar nga covid por problemet e mushkërive mbeten serioze si pasojë e komplikacionit nga Covid-19. Alimadhi është në trajtim me oksigjen me presione të larta dhe ka nevojë të vazhdueshme që mushkëria e tij të trajtohet me oksigjen, por nuk është i intubuar. Pacientët janë kryesisht mbi moshën 60 vjeç, në 2/3 e tyre kanë sémundje shoqëruese si diabet apo hipertension dhe kanë një ndjekje në vazhdimësi jo vetëm nga pneumologu por dhe kardiologu etj. Pra trajtimi i tyre është kompleks. Situata në spìtalin tonë në Shërbimin e Penumonisë është e qetë. Në pavion gjendjen 4 pacientë covid, dhe një iku dje i shëruar që bënin 5. Aktualisht trajtohen mbi 10 pacientë me pneumoni aspekt covid, por me testim covid negativ. Këto konsiderohen si të sémurë të cilët janë kontingjent që ka dhënë ky vìrus në mushkëritë e tyre. Ndërsa në réanimacion janë 3 të intubuar në gjendje të rëndë.”- ka rréfyer ajo.