Italia vijon të jetë në krye të tabelës në rang botëror për numrin e viktìmave me 18, 849 të vdékur, ndërsa numri i të inféktuarve ka shkuar në 147, 577.

Kurba këtë javë ka qenë e paqëndrushme, duke e bërë të vështirë ecurinë e saj nëse do vijoj në rend rritës apo në rend zbritës.

Në këto kushte kryeministri italian Giuseppe Conte ka njoftuar zgjatjen e izòlimit deri në 3 maj, duke u shprehur se masat e marra kanë dhënë fryte, por nuk duhet të rrézikojnë, duke çuar në rritjen e numrit të viktìmave.

Italy Coronavirus Deaths: Latest News for April 10, 2020 - Bloomberg

Ndërsa libraritë, dyqanet e veshjeve, lavanderitë dhe aktivitete të tjera prodhuese do të mund të rifillojnë nga 14 prilli.

  • “Shenjat e kurbës epidemiologjike janë inkurajuese, masat e kontrollit janë duke dhënë fryte. Ne nuk mund të anulojmë përpjekjet e bëra deri më tani. Do të rrezikonim një rritje të viktìmave. Nga 14 prilli do të happen libraritë dhe dyqanet për fëmijët. Puna për fazën e dytë, nuk mund të presim që virusi të zhdùkë çdo gjë nga territori tonë.
    Po punojmë në një program për grupin e ekspertëve dhe masat në punë. Sociologë, prikologë do do dalogojë me komitetin shkencor teknik. Do të kenë mundësi për të rimenduar disa modele të jetës ekonomike-sociale, duhet të krijojmë modele të tjera. Pastaj është edhe protokolli për sigurinë në ambientin e punës. Ekspertët tonë po e integrojnë dhe po e riforcojnë. Ndaj rekomandimi është për të gjithë që të nisin që tani, të shfrytëzojnë këtë mundësi bllokimi për të dezinféktuar ambientet e punës dhe për të implementuar të gjitha masat mbrojtëse. Duhet të mendojmë edhe për mënyrën e re të transportit”, tha Conte.
EU leaders at loggerheads over economic response to coronavirus

Në fillim të kësaj jave, qeveria italiane njoftoi ndryshimin e strategjisë për lùftën ndaj COVID-19, duke miratuar një plan me 5 pika:

  1. Distancim social,
  2. mjete mbrojtëse për të gjithë spìtale COVID në të gjithë territorin kombëtar,
  3. përforcim i rrjeteve shëndetësore lokale,
  4. studim për të kuptuar sa janë prekur dhe
  5. një aplikacion, si modeli i Koresë së Jugut, për të verifikuar kontaktet e personave të inféktuar.
My Life on Italy's Coronavirus Frontlines, and in Quarantine - The ...

Burimi: gazetareforma

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!