Artistja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Dafina Zeqiri ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë momente të ndryshme nga përditshmëria dhe koha në studio.

Ajo ka treguar se gjëja më e mirë që i ka ofruar karantinimi është mundësia për të punuar për projekte të reja muzikore.

Përveç kësaj, Dafina Zeqiri ka publikuar edhe disa video nga udhëtimet e mëparshme duke shijuar natyrën, detin dhe rrezet e diellit.

Dafina Zeqiri pajiset me pasaportë të Kosovës - Telegrafi

Së fundmi ajo ndau me fansat dhe foton e saj të preferuar ku shfaqet mjaft e kuruar.

“Nëse do mund ta zgjidhja foton time të pashaportës”, ka shkruar Zeqiri duke treguar se e pëlqen shumë këtë të fundit.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Dafina publikoi këngën e saj të fundit “Një herë në jetë”, e cila u prit mjaft mirë nga audienca dhe tashmë numëron miliona klikime në ‘Youtube’.

Dafina Zeqiri do dëshironte që kjo të ishte fotografia e ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!