Mbi 83 mijë vìktima dhe rreth 1.4 milionë të infektuar- ky është bilanci i deritanishëm në rang botëror i shkaktuar nga koronavìrusi.
Ajo që bie më shumë në sy është fakti se gjinia më e prekur nga vìrusi është ajo mashkullore.
Pse mes vìktimave nga COVID-19 ka më shumë burra sesa gra?
The Guardian shkruan se mesatarisht burrat vdésin më të rinj dhe janë më të rrezìkuar nga çdo sémundje, sidomos nga sémundjet e zemrës dhe nga çdo lloj tjetër kànceri.

Kur vìrusi mbetet ende i panjohur, nuk mund të thuhet me saktësi, pse burrat janë më të rrezìkuar, por sipas gazetës britanike kjo nuk pasqyron domosdoshmërisht dallime biologjike.
COVID-19 është më i rrezìkshëm për njerëzit me probleme shëndetësore, veçanërisht probleme kardiovaskulare ose pulmonare, problemet me mushkëritë ose hipertension dhe këto janë të gjitha kushtet që prekin në mënyrë disproporcionale burrat.
Një tjetër arsye mund të jetë edhe sjellja: burrat kënaqen me veset që dëmtojnë shëndetin e tyre, siç është duhanpirja apo konsumi i alkòolit.

Duke qenë se njerëzit që pijnë duhan janë një ndër kategoritë më të rrezìkuara, kjo bën që meshkujt të goditen më shpesh nga vìrusi sepse pijnë duhan më shumë se gratë.
Një tjetër arsye sipas The Guardian është edhe mosrespektimi i higjenës personale: burrat e neglizhojnë këtë masë mbrojtëse.
Sakaq, burrat kanë sistem më të dobët imunitar dhe janë më të ndjeshëm ndaj një sërë sémundjesh inféktive.
Një tjetër faktor që mund të ndikojë në vdékshmërinë dhe prekjen në shkallë të lartë të burrave është edhe fakti se në shoqëri të ndryshme ata konsiderohen më të fortë se gratë dhe shpesh ‘lihet pas dore’.

Shumë studime tregojnë se gratë kanë më shumë gjasa të kërkojnë këshilla për kujdesin shëndetësor, çka i bën ato më të ditura por edhe më të forta rreth sémundjeve të ndryshme.
E megjithatë, nuk mund të arrijmë në përfundime të parakoshme, sepse ka ende shumë anë të panjohura të koronavìrusit.
Po ashtu, kjo nuk do të thotë se gratë nuk janë të rrezìkuara, pasi vìrusi nuk pyet as për gjini e as për moshë.
