10 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ky ka qenë njoftimi i dhënë sot nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa rastet e reja janë shënuar në Tiranë dhe në Shkodër.
Prof. Mira Rakacolli/ Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale
Në kuadër të informimit të përditshëm për situatën e inféksionit Sars-Cov2 dhe sémundjes COVID-19, ju bëjmë me dije se:Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prékurve
Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prékurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Deri sot, 28 qytetarë e kanë hùmbur betejën me këtë sémundje me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor.Ju informojmë se, në shërbimin inféktiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Në spìtalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
Harta e të prékurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: