Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Top Story” u publikuan pamje brenda pavionit të Spitalit Infektiv të Tiranës, ku të infektuar shtrohen çdo ditë për të marrë kujdesin e mjekëve.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, tregoi tablonë që paraqitej duke u nisur nga Urgjenca.

Më pas, ajo prezantoi pavionin e pacientëve të infektuar që ndodheshin në një gjendje të stabilizuar, por nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe infermierëve.

Më tej, Çomo kaloi tek pavioni i terapisë intensive, ku qëndrojnë personat që janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas shefes së Infektivit, rreziku në këtë pavion është i lartë edhe për mjekët, ndërsa deri tani pjesa më e madhe e pacientëve që i janë nënshtruar terapisë intensive ka humbur jetën.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/255545708910217/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!