15 raste të reja me koronavìrus janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht numri total i të inféktuarve është 678, ndërsa harta e të inféktuarve është zgjeruar në Tiranë, Mirditë, Shkodër, Has dhe Kurbin.

Nga totali i rasteve të reja 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.

Deri në këto momente janë testuar 6768 raste të dyshùara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prékurve.

Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prékurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Në dy spìtalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!